Sadiku: Ky jam unë, shava nga pak të gjithë në shqip
Armando Sadiku u bë sot protagonist duke shënuar një super gol ndaj Baselit, por më pas ai festoi në një mënyrë të çuditshme duke ofenduar trajnerin dhe disa njerëz të tjerë. Sulmuesi i kombëtares sonë ka folur pas ndeshjes duke konfirmuar se kishte sharë në gjuhën shqipe.
‘Kështu jam unë, isha i nervozuar me të gjithë. Kam sharë pak thuajse të gjithë në shqip … unë i pranoj zgjedhjet, jam i kënaqur, por jo shumë për objektivin që kemi, duhet të arrijmë sa më lart të jetë e mundur. Pres më shumë edhe nga vetja ime.
Trajneri Fabio Celestini pas ndeshjes është shprehur se nuk kishte parë asgjë: Nëse e ka me mua dhe shënon gola dhe arrin objektiva, atëherë shpresoj që ta bëjë çdo të diel. Unë kam një raport shumë të mirë me Armandon, por më pas bëj disa zgjedhje”, deklaroi strategu i Luganos. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

