FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah kërcënon federatën egjiptiane: Plotësoni këtë kërkesë ose largohem!

Muhamed Salah ka marrë ftesë nga kombëtarja e Egjiptit edhe për ndeshjet që do të luajnë në fillim të muajit shtator. Gjithsesi këtë herë ylli i Liverpool-it ka pasur një kërkesë të qartë për drejtuesit e Federatës Egjiptiane të Futbollit. Ai ka kërkuar që të merren masat, që tifozët e kombëtares të mos afrohen në hotelet ku grumbullohet skuadra, pasi është lodhur nga përballja me ta.

Tifozët egjiptianë shkojnë në orare të ndryshme në hotelet ku grumbullohet kombëtarja dhe brohorasin në kor emrin e Salah, ndërsa shpesh e kanë detyruar sulmuesin të dalë jashtë dhe të japë autografe e të bëjë foto me fansat.

Kërkesa e Salah ndaj zyrtarëve të federatës ka qenë ultimative, pasi ka kërcënuar se nuk do ët grumbullohet më me kombëtaren, nëse nuk zgjidhet ky problem.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?