Salah nuk duron më, i shpall “luftë” Federatës Egjiptiane të Futbollit
Mohamed Salah prej disa muajsh, është në polemika me autoritetet e futbollit në Egjipt, duke i akuzuar ata se kanë injoruar ankesat e tij për përdorim të paautorizuar të imazhit të sulmuesit. Këto diskutime dhe mënyra si u trajtua dëmtimi i tij gjatë kampionatit të kaluar botëror, ka ngjallur dyshime të mëdha për vazhdimësinë e golashënuesit më të mirë të Premier League me ekipin kombëtar.
“Është normale që Federata Egjiptiane e Futbollit të përpiqet të zgjidhë problemet me futbollistët e tij, në mënyrë që ata të ndihen në mënyrën më të mirë të mundshme, por në fakt në rastin tim ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Nuk është normale që mesazhet e mia, mesazhet e avokatit tim, të injorohen vazhdimisht. Nuk e di përse ndodh kjo? Nuk kanë kohë të na përgjigjen?, shkroi në “Twitter” sulmuesi i Liverpool-it.
الطبيعي أن أي اتحاد كرة يسعى لحل مشاكل لاعبيه حتى يوفروا له الراحة.. لكن في الحقيقة ما أراه عكس ذلك تمامًا.. ليس من الطبيعي أن يتم تجاهل رسائلي ورسائل المحامي الخاص بي … لا أدري لماذا كل هذا؟ أليس لديكم الوقت الكافي للرد علينا؟!
— Mohamed Salah (@MoSalah) August 26, 2018
KOHA JONË SONDAZH

