Salihi: Ndihem fajtor për Vllazninë, do falja të gjithë golat që të shpëtonte

Hamdi Salihi nuk e ka humbur nuhatjen për golin edhe pse tashmë është pjesë e ligës së dytë në Austri. Bomberi shkodran ka shënuar 21 gola në skuadrën e Viener Nojshtad, duke qenë shënuesi më i mirë. Mes golave dhe ëndrrës drejt kthimit në elitën e futbollist austriak, 34-vjeçari e ka një peng. Salihi ndihet fajtorë që nuk ka ndihmuar skuadrën e Vllaznisë në këtë moment të vështirë.

“Kam përgjegjësi shumë të madhe dhe jam i gatshëm të dhuroj çdo gol, vetëm që të bëja diçka që Vllaznia të qëndronte në Kategorinë Superiore. Rikthimi te Vllaznia? Është e vështirë të përgjigjem tani por nëse do të jetë e domosdoshme do të jetë zgjedhja ime e parë dhe do të bëja gjithçka për të dhënë ndihmën time. Jam fajtor pasi jam akoma aktiv në futboll dhe s’kam mundur për të bërë gjë që ta ndihmoj. Nga sezoni në sezon nuk kam parë reagim për të mësuar nga gabimet e viteve të kaluara dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi. Duke menduar që fanella, emri dhe dashuria që qyteti ka për futbollin i ka vënë në gjumë futbollistët”.

Ky është sezoni i dytë dramatik për Hamdi Salihin, që fillimisht pa Tiranën të largohej nga elita, ndërsa tanimë po e përjeton të njëjtën situatë me ekipin e vendlindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pa dashur të bëj hipokritin, unë i kam përjetuar shumë të dyja situatat se sa njerëzit që janë më afër klubeve për momentin. Më ka ardhur shumë keq për Tiranën e aq më tepër për Vllazninë. Sado dramë e madhe të jetë, puna është që të mos fundoset klubi dhe sa më shpejtë duhet të shkojë aty ku ka qenë”, u shpreh Salihi në një intervistë që ka dhënë për Super Sport.

Swiss Digital Mobile Reklama

34-vjeçari është aktivizuar për dy vite te Vllaznia duke shënuar 30 gola në 55 ndeshje, teksa shkodranët në fakt janë edhe ekipi i parë profesionist në karrierën e tij. Salihi nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e fortë që ka pasur me kuqeblutë, madje ai do të ishte i gatshëm që të rikthehej sërish në Shqipëri për ta ndihmuar, edhe pse tashmë duket se është shumë vonë. Vllaznia është vetëm një pikë larg rënies matematikore në Kategorinë e Parë, një rënie që do të ishte e dhimbshme për futbollin shkodran, dhe atë shqiptar në përgjithësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?