Salihi nuk ndalet, shënon dopietë në Austri (VIDEO)

Skuadra e Hamdi Salihit, Wiener Neustadt rikthehet te fitorja në kampionat dhe këtë e arriti falë sulmuesi shkodran, i cili shënoi një dopietë në suksesin 3-1 kundër Wacker Innsbruck në transfertë.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Kombëtares me dy-golëshin e realizuar sot u ngjit në kuotën e 3 rrjetave në kampionatin austriak (Liga 2). Me këtë sukses Neustadt regjistroi fitoren e dytë në pesë ndeshje duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve në vend të shtatë, dy më pak se vendi i parë Wattens.

Ekipi i Salihit është pretendent për t’u ngjitur në elitën e futbollit austriak këtë edicion dhe skuadra që drejtohet nga Fellner.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?