Samer pendohet: Largimi i Kros te Reali ishte një gabim i madh!

Toni Kros është një nga pengjet më të mëdha në karrierën e drejtorit sportiv të Bayern Mynih, Matias Samer. Futbollisti gjerman debutoi te Bajerni në 2007 dhe fitoi 9 trofe në total me klubin gjerman, por në vitin 2014 u largua te Real Madridi.

Samer e ka pranuar se largimi i Kros drejt madrilenëve ishte një lëvizje jo e menduar mirë nga ana klubit gjerman.

“Ka momente kur njeriu duhet të kthejë kokën prapa dhe të reflektojë për të parë se ku ka gabuar. Largimi i Toni Kros ishte një gabim i madh. Në lidhje me këtë pjesë ne mund të kishim bërë diçka ndryshe, por nuk e bëmë. Sidoqoftë nuk ishte vetëm faji jonë, sepse edhe vetë Kros dëshironte të largohej. Këtë pjesë e kisha kuptuar me kohë, sepse e njoh prej kohësh atë, që kur ishte 16 vjeç”, ka thënë drejtuesi i lart i klubit gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?