Sancho prezantohet te “Djajtë e Kuq”: Mirënjohës Dortmundit, United një ëndërr e bërë realitet!
Manchester United më në fund prezanton Jadon Sancho. 85 milion euro i kushtoi “Djajve të Kuq” kartoni i 21-vjeçarit anglez, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri. Dortmundi kishte investuar vetëm 8 milionë euro para 4 sezonesh për të.
“Do i jem gjithmonë mirënjohës Dortmundit për mundësinë që më dha të luaja me skuadrën e parë, por e dija që një ditë do të rikthehesha në Premier League. Kalimi tek United është një ëndërr që kthehet në realitet dhe mezi po pres të luaj në Premier League.
Kemi një ekip të ri. Së bashku mund të arrijmë diçka speciale për të arritur te suksesi, që tifozët tanë e meritojnë. Po pres me padurim të filloj punën me trajnerin dhe stafin teknik“, deklaroi Sancho.
KOHA JONË SONDAZH

