Sarri: Chelsea nuk është për titull, nuk e kuptoj Hazard

Maurizio Sarri nuk beson se skuadra e tij është një ndër favoritet për të triumfuar në Premier League gjatë këtij sezoni. Ish-trajneri i Napolit, ka dhënë opinionin e tij për rivalët më të fortë këtë sezon.

“Ju e dini se si e mendoj. E kam thënë që në fillim se këtë sezon ka dy skuadra superiore ndaj gjithë të tjerave në Premier League. Edhe pse tashmë ka një shkëputje të Liverpoolit ndaj Cityt, jam i bindur se organika e Guardiolës do t’ia dalë sërish mbanë deri në fund. Në këtë mënyrë lufta për titull është qartësisht e kuptueshme se luhet mes Manchester City dhe Liverpoolit.

Hazard? Nuk Arrij ta kuptoj se cili është problemi me Hazard në rolin e ri që i kam caktuar. Ka shënuar tre gola dhe jam shumë i lumtur me punën që po bën. Sigurisht që nuk kam fuqinë e vendimmarrjes në vend të tij. Me Hazard mund të flas vetëm për çështje teknike, por sigurisht që duhet qartësuar e ardhmja nëse duam që të vijojmë ta programojmë atë dhe objektivat tanë”, tha Maurizio Sarri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?