FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri: Jam i lumtur tek Chelsea, por më parë duhet …

Maurizio Sarri është një nga kandidatët më potencial për të marrë drejtimin e Juventusit gjatë kësaj vere. Në prag të finales së Europa League, ish-strategu i Napolit ka komentuar edhe të ardhmen e tij,

“Po mendoj për finalen kundër Arsenalit, kam edhe dy vite kontratë me Chelsea-n dhe nuk jam në kontakt me asnjë ekip tjetër. Do të jem i kënaqur nëse qëndrojë me Blutë e Londrës, por duhet të flas me klubin nëse janë të kënaqur nga unë. Chelsea është një nga ekipet më të mira në Europë, por duhet të flasim për situatën në fundin e sezonit.

Mënyra se si mua më pëlqen që të luajmë e kam adaptuar edhe në Angli, ndaj nuk është rastësi që ka fituar City, një ekip shumë i ngjashëm me mënyrën tonë të lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesi i ekipeve italiane? Më vjen mirë që klubet italiane interesohen për mua. Ju e dini që e adhuroj Premier League, është një kampionat shumë i bukur”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?