Sarri me “dhimbje koke”, Hysaj rrezikon të mos luajë ndaj Lacios

Napoli do të luajë të shtunën një ndeshje delikate ndaj Lacios në “San Paolo”, teksa trajneri Sarri rrezikon që të mos ketë dy nga titullarët e padiskutueshëm. Kajehon dhe Mertens do të zbresin në fushë, pasi kanë kaluar problemet me dëmtimet, ndërkohë që së fundmi shqetësojnë dy mbrojtës, Raul Albiol dhe Elseid Hysaj.

Spanjolli ka një problem muskulor, e cila do të shihet orë pas ore, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar sipas “Sky Sport”, po kalon një situatë gripale dhe nuk është stërvitur sot me ekipin. Një lajm aspak i mirë, teksa Sarri mund të zgjedhë që ta lërë në stol, për t’ia lënë vendin Maxhios. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?