Sarri “tymos” Londrën, trajneri i Chelsea-t pi 29 mijë cigare në vit (VIDEO)

Mediat angleze janë të fiksuar pas detajeve, madje nuk falin as trajnerin e ri të Chelsea-t Maurizio Sarri, i cili ka bërë nj nisje të shkëlqyer të aventurës në Londër me dy fitore në dy ndeshjet e para. Djemtë e sajtit “Joe.co.uk” kanë publikuar disa nga statistikat e duhanpirësit Sarri, i cili po vuan në Angli për shkak se nuk mund të tymos gjatë ndeshjeve.

Mesatarisht, ish-trajneri i Napolit ka pirë 80 cigare në ditë, një në çdo 12 minuta, pra gjithsej 29 mijë cigare në vit. Britanikët gjithashtu kanë bërë llogaritë edhe të xhepit të tij: gjatë gjithë jetës së tij, me këto ritme ai do të kishte shpenzuar rreth 400 mijë euro vetëm për cigare, e thënë ndryshe dy javë nga paga e Hazard. Statistika që vlejnë për kohën kur ka qenë në Angli pasi tashmë ai tymos shumë më pak. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?