Sarri zbulon listën për Lyon-in, rikuperohen të gjithë
Juventus si rrallë herë gjatë këtij sezoni, do të jetë me skuadrën e plotë për duelin e Champions League kundër Lyon-it. Trajneri Maurizio Sarri pas stërvitjes së fundit, ka vendosur që të marrë me vete edhe Khedira-n dhe Douglas Costën, edhe pse duket e vështirë që të dy të zbresin në fushë nga minuta e parë. Mungesa e vetme është ajo e Demiral, i cili ka mbyllur sezonin.
Në duelin e parë ndaj ekipit francez, bardhezinjtë do të kenë më shumë alternativa. Në fundjavë e pret një duel i ndezur ndaj Interit për titull, ndaj edhe rikuperimi i lojtarëve nga dëmtimet janë një sinjal shumë pozitiv për kampionët e Italisë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

