Scholes sulmon Mourinhon: Po turpëron klubin, s’e kuptoj përse nuk e shkarkojnë

Manchester United vijon të vuajë edhe në Champions League, teksa dje nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Valencias. Ish-mesfushori i United, Paul Scholes ka fajësuar Jose Mourinhon si përgjegjësn e ksaj situate delikate.

“Kam mbetur i çuditur nga fakti që Mourinho qëndroi në detyrë edhe pas humbjes me Ëest Hamin. Ai i kritikon në çdo konferencë për shtyp futbollistët e tij, drejtuesit e klubit, sepse nuk po merr atë që kërkon. Nuk i kontrollon fjalët dhe nuk bën gjë tjetër veçse po turpëron klubin.

Nuk ka një etikë pune, qëndrimi i trajnerit nuk duket i drejtë. Te Manchester United, njerëzit janë mësuar të fitojnë në futboll. Futbolli nuk është i lehtë, duhet të punosh shumë. Ky është një tipar themelor i çdo futbollisti, apo çdo skuadre, që të jetë i suksesshëm. Ky ekip nuk e ka këtë. Dhe nga vjen kjo? Natyrisht, nga drejtimi. Çdo skuadër futbolli ka një person në krye, që është trajneri. Mourinho bie brenda me këmbët e tij”, deklaroi .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?