FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Schumacher: Fati im është i shkruar që më parë!

Mick Schumacher ka thënë se garimi në Formula 1 është i pashmangshëm për të.

Djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher aktualisht do të garojë në Formula 2 me makinën Prema, por ai ka testuar që dy javë më parë, në Bahrein, dy makina të Formula 1: Ferrarin dhe Alfa Romeo.

“Garimi në Formula 1 është pjesë e fatit tim, që është shkruar që më parë. Për mua është e rëndësishme që t’i bëj hapat një e nga një, ndaj garimi në Formula 2 ishte i rëndësishëm para se të debutoj në Formula 1. Nuk e di se kur do të garoj në kampionatin më të bukur, por di që një ditë kjo gjë ka për të ndodhur”, tha piloti 19-vjeçar gjerman, aktualisht pjesë e Akademisë Ferrari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aktualisht nuk mund ta krahasoj veten me asnjë pilot tjetër të Formula 1. Sot për sot krahasohem vetëm me veten time”, tha Mick Schumacher.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?