FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Seferi i jep fitoren Tiranës ndaj Apolonisë, Mazrekaj nderon sërish Laçin (VIDEO)

Orges Shehi e nis me fitore aventurën te skuadra e Tiranës. Bardheblutë morën një fitore të vështirë, 1-0 në transfertën kundër Apolonisë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Taulant Seferi. Në minutën e 76-të, sulmuesi i Kombëtares merr një top të bukur nga Muçi dhe më pas arrin që të mposht portierin Harizaj. Tirana ruajti rezultatin deri në fund, teksa tashmë gjendet në vendin e 6-të me 23 pikë.

Laçi vijon momentin pozitiv në kampionat, teksa mesdiën e sotme ka fituar minimalisht 1-0 kundër Teutës.  Skuadra e Duros barazon me pikë Teutën (27), madje e lë pas me golaverazh më të mirë, duke u kthyer mes pretendentëve për titullin. Goli që vendosi takimin u shënua në minutën 35-të nga Mentor Mazrekaj, që përfitoi nga një tjetër “dhuratë” e mbrojtjes së Teutës, duke mposhtur portierin Frashëri.

Kurbinasit shpërdoruan edhe shanse të tjera shënimi, por Nëabueze në minutën e 72-të humbi penalltinë e fituar nga vetë pas një dyluftimi me Arapin. Laçi e kontrolloi me qetësi lojën në minutat e mbetura, duke marrë 3 pikët në këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?