Sekreti i fitoreve me përmbysjeve të Ancelottit është “stoli”
Napoli këtë verë ka qenë një ndër ekipet më pak aktive në merkato, por goditjen më të madhe të kaltrit e bënë në pankinë duke zyrtarizuar Carlo Ancelottin. Efektet e punës së strategut të njohur italian kanë filluar që t ë ndihen që në dy ndeshjet e para ndaj Lazios dhe Milanit. Për më tepër, vlen të përmendet se si në fitoren kryeqytetase ndaj bardhekaltërve të Simone Inzaghit, ashtu edhe mbrëmë ndaj Milanit, napolitanët kanë arritur të marrin 3 pikët vetëm pasi kanë kaluar në disavantazh.
Kjo është një dëshmi e qartë e aftësive të Ancelottit për të vlerësuar si duhet takimin dhe për të bërë zëvendësimet e duhura në fushë, duke vlerësuar në këtë mënyrë edhe lojtarët e stolit. Ancelotti ka vlerësuar ata që Sarri i përdorte pak, si Zielinski dhe Diaëara, me polakun që ishte protagonist me një dopietë spektakolare dje, dhe 21-vjeçarin nga Guinea, që është gati të rregullojë balancat, ku aktivizohet para mbrojtjes.
Për më tepër, përveç rreshtimit 4-3-3 që përdorte Sarri, me Milik në majë të sulmit, Ancelotti në të dy takimet ka aktivizuar Mertens si fantazist, duke kaluar herë pas here në 4-2-3-1, për të befasuar sadopak kundërshtarin.
Gjithsesi Carletto e di mirë se për të fituar trofe, duhet të shkosh me një organikë të fortë dhe në formë maksimale, në muajt mars-prill, që janë edhe vendimtarë për çdo skuadër. Pikërisht për këtë arsye tekniku kërkon të integrojë sa më parë lojtarë si Rog, Fabain Ruiz apo Verdi, të cilët do të jenë një vlerë e shtuar për pjesën e dytë të sezonit.

KOHA JONË SONDAZH

