Selta barazim spektakolar ndaj Realit, “galaktikët” shuajnë shpresat për titullin (VIDEO)

Selta Vigo-Real Madrid dhurojnë 90 minuta spektakolare, në një ndeshje që nuk është ndalur për asnjë minutë, me shanse të shumta për shënim në të dyja portat. Në fund rezultati në tabelën e stadiumit “Estadio Municipal de Balaidos” shënon 2-2, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të pakta të madrilenëve për titullin.

Zidane e nisi ndeshjen me Iskon prapa krahëve të Ronaldos dhe Bejl. Uellsiani në fakt ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës dhe kjo u duk që në minutat e para. Në krahun tjetër Selta luan me “karta të hapura” dhe në fakt bën shumë mirë, pasi do të ishin të parët që do të gjenin golin e avantazhit.

Daniel Vas realizon një gol spektakolar në minutën e 33 duke lënë të shtangur portieri Navas. Në momentin më të vështirë, Reali gjen forca për t’u kundërpërgjigjur, madje me dy gola. Në të dyja rastet është Bejl, i cili thuajse me stil të ngjashëm e dërgon topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë Selta dominon lojën, ndërkohë që në minutën e 72 fitojnë edhe nj 11-metërsh me Iago Aspas, por ylli i vendasve do të gabonte përballë Navas, i cili bën një pritje fantastike. Selta nuk do të vonte shumë për të gjetur golin e barazimit, teksa Maksi Gomez e dërgon topin në rrjetë në minutën e 83. Pas këtij barazimi Reali është 16 pikë larg Barcelonës së vendit të parë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?