FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sëmundja mbetet pas, Bosz i kënaqur me Mario Goetze: Është lojtar special

Mario Goetze zhvilloi ndeshjen e parë pas shtatë muajsh me Borussia Dortmund, në fitoren 3-0 kundër Wolfsburg, dhe trajneri Peter Bosz pati vetëm elozhe për paraqitjen e tij.

25-vjeçari ka qenë jashtë loje që më 29 janar, kur u diagnostikua me një çregullim metabolik, i cili i prishi periudhën te Bayern dhe për pak i rrënoi karrierën.

Pas një kure të gjatë, lojtari e ka lënë pas sëmundjen dhe Bosz është i kënaqur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkoi vërtet mirë. Ai është lojtar shumë i mirë, por duhet të kemi kujdes”, tha holandezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prandaj e zëvendësuam pas një ore lojë. Nuk donim të rrezikonim, por nëse do të duhej, ai mund të vazhdonte. Ai është lojtar special”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?