Serbët e teprojnë: Shqiptarët do na provokojnë në Botëror!

Kupa e Botës është gjithnjë e më pranë, teksa shumë prej kombëtareve kanë shpallur edhe listën e futbollistëve që do të shkojnë në këtë kompeticion. Kombëtarja e Zvicrës e ka bërë një gjë të tillë dhe tek ajo luajnë plot gjashtë shqiptarë. Në formacioni e Kombëtares së Zvicrës do të luajnë, Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Kanë qenë pikërisht këto emra që kanë shqetësuar mediat serbe, pasi Serbia ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën dhe mesa duket i tremben përballjes midis tyre. “Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?