Sërish shqetësime për Messin, do të mungojë dhe ndaj Montepellier
Pas shqetësimeve në gju që bënë që të mungonte ndaj Met, Lionel Messi pritet të mos jetë as kundër Montpellier. Argjentinasi ka rifilluar që të vrapojë, por ende nuk është rikuperuar plotësisht.
Në këtë mënyrë duhet pritur ende për të shijuar golin e parë me fanellën e parisienëve. PSG-ja nuk ka caktuar një afat kohor për rikuperimin e argjentinasit, por javën e ardhshme ai pritet që të jetë në dispozicion që javën e ardhshme.
“Pleshti” po has vështirësi me ambientimin në ekipin francez, pas një jete të kaluar me fanellën Blaugrana. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

