Serxhio Ramos “kasap” kartonësh në La Liga, vendos rekord
Serxhio Ramos bëhet pjesë e historisë së La Ligas, pasi dje është bërë futbollisti më i ndëshkuar në historinë e këtij kampiontin. Me të verdhën që mori në fitoren 1-3 të Realit ndaj Leganes (për herë të 163-të), kapiteni i Realit e mban i vetëm këtë “trofe” të kampionatit spanjoll, pasi ka kaluar ish-rekordmenin, Albert Lopo, që ishte ndëshkuar plot 162 herë.
Fillimisht futbollisti andaluzian e barazoi rekordin në “Villamarin” ndaj Betisit, për ta thyer këtë mesjave ndaj Leganes. Ramos mban edhe rekordin e kartonëve të kuq, pasi është detyruar të dalë nga fusha 19 hrë, duke thyer rreth një muaj më parë rekordin që ndahej mes Pablo Alfaros dhe Ksavi Aguados.

KOHA JONË SONDAZH

