Sevija synon surprizën ndaj Junajtid, Montela dhe Murinjo komentojnë duelin e parë
Mançester Junajtid do të vizitojë Sevijan për fazën e 1/8-t e finaleve të Champions League Stadiumi “Ramón Sánchez Pizjuán”, shtëpia e Sevilla, është i famshëm për atmosferën e tij dhe i frikshëm për skuadrat udhëtuese. Trajneri i skuadrës spanjolle, Vincenzo Montela, e ka përshkruar trajnerin e Junajtid si një “pionier” i taktikës së futbollit. “Kam lexuar shumë libra ku përmendet ai dhe mendoj se është një nga rivalët më të vështirë për t’u përballur. E pres me padurim këtë ndeshje, ku duhet të jemi gati mendërisht dhe fizikisht. Do të jetë një ditë e madhe për klubin e Sevija, një ndeshje e madhe. Nuk e di sa ndeshje të tilla ka pasur Murinjo në karrierën e tij, por për mua është e para. Ju garantoj se skuadra ime do të jetë gati për të synuar kualifikimin në harkun e dy përballjeve”, ka thënë strategu italian.

Zhoze Murinjo ndërkohë kërkon që të marrë suksesin e tretë në Champions me një tjetër skuadër, pasi ka triumfuar më parë me Porton dhe Interin. “Te Porto shumë lojtarë ishin të rinj, shumë lojtarë luanin për herë të parë në këtë kompeticion, ndërkohë që tek Interi kishte shumë lojtarë me eksperiencë, por që nuk kishin fituar shumë. Mendoj se në fund, ëndrra për të fituar Championsin fillon që nga faza e çerekfinaleve. Tani jam i përqendruar në ndeshjen ndaj Sevijas, që është një takim i vështirë. Aleksis Sançez do të jetë e shtuar për ne, pasi e morëm edhe për faktin se mund të luajë në Champions. Të dyja skuadrat janë shumë të ngjashme, dhe mendoj se kanë të dyja shanse të barabarta për të kaluar në fazën tjetër, tha strategu portugez për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

