FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezoni i mallkuar, mbrojtësi i Milanit dëmtohet sërish rëndë

Nuk kanë fund problemet me dëmtimet gjatë këtij sezoni te skuadra e Milanit. Mediat italiane shkruajnë se Mattia Caldara, i cili sapo ishte kthyer nga një dëmtim serioz, është larguar nga qendra stërvitore me paterica.

Futbollisti ka pasur një problem në gju gjatë seancës së sotme stërvitore. Koha e rikuperimit do të zbulohet pasi Caldara t’i nënshtrohet analizave mjekësore.

Këtë sezon ai ka qenë shumë pa fat, pasi është aktivizuar vetëm në dy ndeshje, me Dudelange më 20 shtator si dhe në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Lazios në Kupën e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?