Sfida Juventus-Inter, Alegri dhe Inzagi kërkojnë befasinë sonte

Sfida e orës 20:45 sonte mes Juventus-Inter më shumë se çdo gjë tjetër do të jetë një përballje mes dy strategjive.

Masimiliano Alegri dhe Simone Inzagi kanë pasur gjithë kohën e nevojshme për të përgatitur derbin e Italisë. Kjo është një sfidë që pritet më e balancuar se kurrë, janë detajet ato që do të bëjnë diferencën.

Trajnerët do të kërkojnë ta befasojnë tjetrin, por nuk është aq e thjeshtë. 79% e ndeshjeve mes tyre kanë përfunduar në favor të Juventus, që ka arritur të marrë 19 pikë nga 24 të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç 4 gola kanë shënuar sulmuesit e Inzagit ndaj skuadrave të Alegrit, kurse të këtij të fundit janë treguar të pamëshirshëm me 13 gola ndaj ekipeve të Inzagit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?