Sfida me Atleticon, Nedved: Pa fat, por kemi ekip të fortë për të kaluar turin
Shorti i Champions League rezervoi një përballje shumë të vështirë për Juventusin, teksa bardhezinjtë do të sfidojnë Atletico Madrid në fazën e 1/8-ve. Zëvendës-presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved ka komentuar shortin e hedhur në Nyon në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”.
“Finalja është shumë larg, në këtë fazë duhet edhe fat në short, ne nuk e kishim, por kemi një ekip të fortë për të kaluar turin. Për Ronaldon është derbi? Cristiano është njeriu i Champions League, gjithmonë e ka treguar, ka shënuar shumë gola. Gjithsesi nuk duhet të përqendrohemi vetëm te ai, kemi një ekip të fortë për të kaluar turin.
Atletico ka një ekip shumë të ekuilibruar, shumë të vështirë për t’u përballur, ka një mbrojtje të fortë, të hapë probleme me Griezmann. Do të jenë dy ndeshje të vështira dhe shumë të ekuilibruara që nuk do të kenë shumë gola.
Dy humbjet në grupe? Askujt nuk i pëlqen që të humbasë, por rëndësi kishte që e mbyllëm në vendin e parë në grup. Nuk kemi pse të bëjmë asnjë kritikë për lojtarët dhe trajnerin. I kemi arritur objektivat, mund të humbasësh ndeshje të caktuara, ndaj nuk ka asgjë shqetësuese”, deklaroi Nedved. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

