FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shaqiri është si Messi, mund të bëhet lider te Liverpooli”

“Xherdan Shaqiri ka talent natyror që mund të krahasohet me atë të Lionel Messi-t dhe duhet të synojë të bëhet lojtari më i mirë tek Liverpool”, ky është mendimi i ish-trajnerit të tij te Basel, Thorsten Fink.

Mesfushori shqiptar ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, duke u nisur nga Basel e duke luajtur mëpas me klube gjigante si Bayern e Inter, para se të shkonte te Stoke dhe këtë verë të bëhej pjesë e Liverpool për vetëm 13 milionë sterlina. Shaqiri po nis të tregojë sa vlen në mënyrë konstante për “The Reds”, me cilësitë e tij që mund ta vendosin krah ajkës së futbollit botëror në këtë moment.

Duke folur për ESPN FC, Fink ka elozhe të mëdha për Shaqirin, i cili ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e fundit: “Ronaldo ka punuar pa fund për të arritur aty ku është, ndërsa Messi e kishte të lindur, nuk iu desh të punonte për këtë talent. Ronaldo duhet të punojë pa fund, me fizikun dhe gjithçka. Messi e ka këtë talent, kjo vlen edhe për Shaqirin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e ka këtë talent për të luajtur. Nëse ai punon në mënyrë profesionale, ai mund të jetë lojtari më i mirë te Liverpool, jo një lojtar i zakonshëm. Gjithnjë objektivi duhet të jetë përmirësimi dhe hedhja e hapit të radhës. Nëse luan për Liverpool, por nuk luan rregullisht, nuk mund të mjaftojë për të, ai duhet të synojë të bëhet lojtar i paprekshëm në formacion”, deklaroi Fink.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for fink shaqiri

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?