FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shaqiri mesazh rivalëve të City-it: Do të luftojmë deri në fund

Xherdan Shaqiri i ka dhënë një mesazh rivalëve të Manchester City-t në Premier League. Të kuqtë do të luftojnë deri në minutën e fundit për titullin kampion. Aktualisht ata janë të pamposhtur në 13 takime në Premier League dhe jenë vetëm 2 pikë larg “qytetarëve”.

“Ne do të luftojmë deri në fund. Nuk do ta kemi vëmendjen te City. Ne duhet që të përqendrohemi te vetja dhe të provojmë që të bëjmë ndeshje të mira në fushë dhe të fitojmë ndeshje. Kjo është më e rëndësishmja. Secila përballje ka historinë e vet dhe neve na duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe jo të shohim se ku do të qëndrojmë në fund të sezonit.

Kur fiton ndeshjet kështu, ne do të luftojmë deri në fund për shumëçka, prandaj mendoj se neve veç na duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të fitojmë sfida. Unë ndihem mjaft mirë këtu. Shikohet edhe në fushë, por po përshtatem mirë me ekipin. E tregoi edhe ndeshja ndaj Ëatford-it. Ishte me rëndësi që të fitonim”, deklaroi Shaqiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?