Shaqiri rrëfehet për aventurën tek Interi: Nuk pendohem, gabova vetëm kohën

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri gjatë një interviste të dhënë për “La Gazzetta dello Sport” foli për kohën e kaluarwt tek Interi. 27-vjeçari deklaroi se pavarësisht se te zikaltrit nuk kaloi një përiudhë të mirë, nuk mund të flasë kurrë keq për ta dhe as për Italinë. Lojtari me origjinë shqiptare theksoi se në atë kohë Interi ishte në periudhë tranzicioni ku shumë lojtarë vinin e iknin.

“Ishin muaj të rëndësishëm dhe  kurrë nuk mund të flas keq për zikaltrit. Ishte një periudhë ku ndodhnin shumë ndryshime, si brenda dhe jashtë fushës. Shumë lojtarë të rinj erdhën dhe u larguan shumë të tjerë në verë. Përveç meje dhe Podolskit, edhe Kovaçiç e kishte të vështirë. Mancini? Nuk ka probleme mes nesh. Unë nuk pendohem për zgjedhjen e bërë, por kanë qenë muaj të ndërlikuar nga pikëpamja e rezultateve.

Related image

Swiss Digital Desktop Reklama

Milano është qytet i bukur, kam jetuar në qendër të qytetit, disa hapa larg nga universiteti dhe ndihesha shumë mirë. Nuk mund të flas keq për Italinë dhe Interin. Mbaj mend akoma mirëseardhjen e tifozëve kur shkova, ishte një moment i paharrueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ajo përvojë, unë do të ndryshoja periudhën në të cilën shkova, sepse ndoshta mbërrita tek Interi në kohën e gabuar. Sot është një klub tjetër, niveli është rritur edhe i kampionatit nga tre vite më parë. Një ditë përsëri në Itali? Në Serie A jam argëtuar dhe është një vend fantastik. Jam mirë te Liverpooli, por kurrë mos thuaj kurrë në futboll …”, deklaroi Shaqiri. /Koha Jone/

Image result for shaqiri inter

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?