FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sharapova: Ja çfarë profesioni do të kisha po të mos luaja tenis

Çfarë do të ishte bërë Maria Sharapova nëse nuk do të ishte një teniste? Bukuroshja ruse i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë: “Do të isha marrë me arkitekturë. Po, jam e sigurtë për këtë gjë, do të isha diku në botë duke u marrë me arkitekturë dhe duke vizatuar”.

Më tej, tenistja ruse, e pyetur nëse kishte studiuar në shkollë për këtë prirje të re, shtoi: “Realisht nuk kam patur kohë për ta bërë këtë gjë, por që kur kam qenë një vajzë e re e kam dashur arkitekturën. Më pëlqejnë ndërtesat, të të gjitha tipeve. Më pëlqen aspekti kreativ i shumë gjërave, skicat dhe sidomos të shoh se si një projekt i hedhur në skicë kthehet në një ndërtesë”.

“Kjo gjë gjithnjë më ka tërhequr”, thotë Sharapova, që shp[rehet se nuk para qëndron shumë para trofeve të saj. “I kam vendosur në dhomën ku kaloj kohën e lirë, aty ku qëndroj edhe ku ha. Më së shumti i shoh kur njerëzit ë vijnë në shtëpinë time duan ti shohin ato dhe unë ua tregoj. Nuk më pëlqen që të mbaj fotografi të miat në shtëpi, ndaj nuk kam asnjë foto me trofetë e fituara në grand slam në mur”, u shpreh tenistja ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?