FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Daja na njeh sa ç’e njohim ne Flamurtarin, nuk u druhemi vlonjatëve

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli para ndeshjes me Flamurtarin. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij do ta kalojë me sukses këtë moment delikat ku humbi vendin e parë pas humbjes me Laçin me rezultatin 2-0.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk ishim aty ku duhet në sfidën ndaj Laçit. Ne nuk fituam ndaj kurbinasve, por ne nuk duhet ta qajmë atë ndeshje, por të shohim përpara dhe të rikuperojmë që në sfidën e radhës. Do të mundohemi të korrigjojmë gabimet.

Me Flamurtarin është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne dhe situatën ku ndodhemi. Merr vlera dyfishe, pasi vijmë nga një humbje që pësuam ndaj Laçit. Për vetë situatën ku jemi merr vlera të dyfishta. I gjithë përqendrimi ynë do të jetë në këtë sfidë

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se eksperienca ndikon në ndeshje të tilla. Ne jemi ekip i ri me shumë lojtarë të rinj dhe moshë mesatare të re. Megjithatë nuk kemi pse i druhemi ndeshjeve të tilla. Ne kemi treguar se mund të fitojmë ndaj ekipeve të forta dhe kemi lënë pikë me skuadra të lehta në letër. Ne kemi për t’u rikthyer aty ku duhet”, deklaroi Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?