Shehi: Fitore me vlera, kampionati një maratonë e gjatë

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi edhe pse fitoi ndaj Kukësit, nuk është shfaqur aspak i kënaqur me futbollistët e tij për shkak se sipas tij mund të kishin shënuar gola të tjerë dhe ta mbyllnin ndeshjen.

“Morëm një fitore me vlera, që vjen në një moment jo të mirë për rezultatet, se me lojërat kemi qenë të kënaqur. Fitore që të mbush me besim e të bën optimist. Kemi qenë shumë mirë sidomos në fazën mbrojtëse, nuk i kemi lënë asnjë mundësi kundërshtarit, përveç disa minutave që u tërhoqëm pak më shumë se sa duhej të tërhiqeshim. Penalltia? Nuk flas për gjyqtarët, e kam thënë që në fillim. Sigurisht në çdo ndeshje e studiojmë rivalin dhe shohim ku kanë pikat e dobëta dhe të forta. Jo më kot bëmë shumë ndryshime, edhe Bregu filloi ndeshjen në krahun tjetër.

Çdo kundërshtar e studiojmë për t’u mbrojtur e sulmuar. Ishte një moment që u tërhoqëm më shumë se sa duhet, ndoshta edhe për çështje fizike se sulmuam shumë. Nuk duhej të tërhiqeshim ashtu, nuk ishte strategji, vetë loja të çon në ato situata. Po na vinin probleme në krahun e majtë ndaj nxorëm Bregun. Sa i përket objektivave, do i mëshoj fort asaj që kam thënë, është vetëm ndeshja e radhës. Kampionati është maratonë e gjatë, janë shumë skuadra, me të gjitha mund të lësh pikë. Nuk janë vetëm Partizani e Kukësi, janë edhe skuadra të tjera shumë pranë”, deklaroi strategu i korçareve pas fitores 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?