FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Muaji i mallkuar, mundemi me një gjysmë rasti

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka mbetur shumë i zhgënjyer pas humbjes së katërt radhazi të skuadrës së tij 1-0 ndaj Kamëzs.

“Mendoj se është muaj i mallkuar për ne. Na vjen keq që mundemi me gjysmë rasti. Dorëheqja? Nuk kam asgjë për të sqaruar. Çdo njeri ka të drejtë të mendojë. Them se është çështje që nuk ia vlen të diskutohet.

Në disa ndeshje nuk kemi pasur shpirt gare, ua thashë edhe çunave. Kemi ngërç psikologjik. Në fillim kishim besim, sidomos çunat e rinj. Ndoshta ana psikologjike është ajo që na ka dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çunat rrinë në borë e shi dhe larg familjes. Nuk ka asnjë lloji presioni. Duhet të marrin më shumë përsipër por nuk ka çështje mes të rinjve dhe të vjetërve. Ne u goditëm nga një gjysmë rasti. Vendosja e qendrës djathtas, nëse do ishte më mbyllur, ne mund ta evitonim. Përgjithësisht, gjatë ndeshjes kundërshtari nuk na rrezikoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi i Muzakës na dëmtoi shumë, sepse erdhi në momentin e fundit, dhe na i prishi disi ekuilibrat. Rreshtimi deri diku, jemi të kënaqur. Do provojmë edhe gjatë lojës, edhe në varësi të rezultatit”, deklaroi Shehi.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?