Shehi: Ndaj Bylisit e zgjidhëm shpejt, i kënaqur me lojtarët që kam

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shfaqur i lumtur pas fitores 4-1 të bardhebluve ndaj Bylisit. Strategu theksoi se kampionati është i fortë dhe do të jetë një rivalitet me Partizanin dhe Vllazninë.

“Fituam një ndeshje që e zgjidhëm shpejt. Ne kërkojmë që të përmirësohemi, që të jemi në ekuilibër. Kemi qenë gjithë kohën duke dhënë udhëzime, që skuadra të sillet gjithmonë njësoj. Më vjen mirë që freskuam edhe skuadrën në sfidën e sotme.

Partizani apo Vllaznia rival? Ky kampionat është shumë i fortë. Të dyja skuadrat kanë kualitet dhe do të jetë një luftë e fortë dhe shumë e ashpër, pa harruar edhe ndonjë skuadër tjetër. Isha shumë i kënaqur me skuadrën. Kur loja shkon 3-0 rritet vështirësia, sepse duhet të mbash lojtarët të karikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi historia ka treguar që ndeshjet përmbysen, prandaj ne ishim kërkues ndaj skuadrës edhe pse ndeshja u zgjidh shpejt. Mesfushë e mbipopulluar? Ne jemi të kënaqur që kemi këta lojtarë në organikë dhe përgëzoj Hilën, që stërvitet me dëshirë dhe pasion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani po bën shumë mirë dhe e ka merituar besimin tonë. Nuk kemi pse të ndryshojmë modul loje, por do të hidhen në fushë ata që janë më në formë për momentin. Kampionati është i gjatë dhe këto ndërhyrje janë të domosdoshme, pasi e pësuam në Europë ku nuk kishim shumë lojtarë në dispozicion”, ka thënë Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?