FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Nuk e kuptoj orarin, japim maksimumin ndaj Tiranës

Pas fitores ndaj Flamurtarit, Skënderbeu kërkon një tjetër sukses në kampionat, teksa sfida e radhës do të jetë ndaj Tiranës. “Ujqërit e Dëborës” do të mundohen që të marrin maksimumin në kryeqytet, teksa trajneri Shehi po mendon që të luajë me dyshen sulmuese Blerim Krasniqi dhe Otto John.

“Skuadra mund të ndryshojë. Atë ditë menduam të luajmë me dy sulmues dhe na e shpërblyen. Këtë herë mund të ndryshojmë. Krasniqi më vjen mirë që është i kënaqur, por duhet të vazhdojë e të luftojë si ndeshjen e fundit.

Duhet të jemi të fokusuar 100 për qind. Nuk ka më kohë, janë edhe pak ndeshje. Ndaj duhet përqendrim maksimal në çdo moment. Mungesat? Janë mungesa që na e vështirësojnë pak, pasi janë stabël pjesë e formacionit nga fillimi i sezonit. Do shohim si do rreshtohemi. Do marrim në konsideratë edhe kundërshtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orari? Ndoshta është një vendim për shkak të rivalitetit në këtë fazë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Do doja të luanim minimumi në orën 17:00. Do mundohemi të përshtatemi dhe të japim më të mirën”, deklaroi Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?