Shehi: Pësuam një gol të pakuptimtë, vendimi i CAS ndryshon gjithçka
Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, nuk e bën dramë humbjen ndaj Tiranës. Ai u ndal te goli i pësuar ndaj Tiranës, ndërsa sipas tij e ardhmja do të varet shumë nga vendimi i CAS.
“Të fitosh nuk do të thotë të dominosh. Kemi dominuar, gabuam para portës kundërshtare. Morëm një gol të pakuptimtë”.
CAS – “Nuk kam se çfarë flas, flas për fushën. Po punojmë shpresoj të dalim mirë në vendimin. Ne duhet të qajmë pikët që lamë vete. Nuk na interesojnë pikët e kundërshtarit. Ne humbëm raste dhe shpërdoruam”.
Skema – “Në situata të ndryshme funksionon mirë me dy sulmues. Patëm raste dhe luajtëm mirë me dy sulmues. Otto më pas u lodh dhe u detyrova të fus Gripshin. Me futjen e Grecës nga kundërshtari ndryshuam modul. Skema me dy sulmues herë ka funksionuar dhe herë jo”.
Vendimi negativ – “Ne shpresojmë që të jetë pozitive. Ne të gjithë kemi kontratë me klubin. Me përfundimin e kampionatit do të shohim, klubi do të vendosë. Ne nuk e kemi marrë me tapi Skënderbeun”.
KOHA JONË SONDAZH

