Shehi: S’ka ndeshje të lehta, jemi në negociata me Abazajn

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Bylisit, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

“Nuk është më e mira e mundshme, sepse kemi Ismajlgecin dhe Xhixhën që nuk janë në 100% e tyre, njëri për shkak të dëmtimit dhe tjetri për shkak të gjendjes gripale, por do të jenë nesër. Pastaj pjesa tjetër është e plotë. As Qefalia nuk është stërvitur me grupin këto ditë.

Bylisi është ndeshje që do përqendrim, vlerësim pasi e thash pak më parë që të gjitha skuadrat janë shumë afër me njëra-tjetrën, javë pas jave ka ndryshime, që mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të lesh pikë ndaj çdo skuadre. Kjo është një ndeshje që është e vështirë, vazhdimësie që do të përgatitemi dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkato? Është e vërtetë që klubi ka negociata me Abazajn, nëse do të konkludohet apo jo, besoj se do të kemi një përgjigje të saktë pas disa ditësh duke pasur që edhe merkato ka shumë pak ditë në dispozicion”, ka thënë Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?