Shehi: Ta harrojmë humbjen me Luftëtarin, ndaj Flamurtarit duam 3 pikë

Portieri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Flamurtarit. Gardiani i korçareve kërkon që të harrohet sa më parë humbja me Luftëtarin në transfertë, pasi sipas tij Daja ka në dispozicion grupin e futbollistëve për t’i bërë keq Flamurtarit.

“Me fitoren e fundit në Shkodër, mendoj se jemi futur në ritmin e duhur. Ndaj Luftëtarit, në ndeshjen e parë të këtij viti, nuk ishim me këmbë në tokë. Me rëndësi është se transferta gjirokastrite është lënë shumë shpejt mbas, sepse më tej kemi zhvilluar dy ndeshje të mira. Sidomos ndaj Vllaznisë kemi treguar potencialin tonë të vërtetë, u kthyem aty ku duhet.

Pas humbjes sonë në Gjirokastër përfituan të tjerët për momentin. Por, në vazhdim bëmë atë që duhej, fituam në Shkodër dhe klasifikimi foli sërish për ne, sepse përfituam nga ndalesa e rivalëve më të afërt. Sa i takon ndeshjes së radhës në shtëpi, ndaj Flamurtarit, jemi përgatitur maksimalisht. Grupi i lojtarëve është i plotë, ndaj trajneri Daja e ka komoditetin për të zgjedhur formacionin më të mirë, sipas tij. Do të kemi përballë ndjekësin më të afërt, Flamurtarin, ndaj fitorja merr më shumë vlera kësaj here.

Swiss Digital Desktop Reklama

Synojmë vetëm tri pikët dhe rritjen e distancës nga rivalët në klasifikim. Nuk më intereson çfarë deklarojnë vlonjatët, kjo është punë e tyre. Unë iu kujtoj atyre se Skënderbeu luan për fitore në çdo ndeshje. Të mundësh Flamurtarin në këtë kampionat do të thotë se hedh një hap më shumë drejt titullit. Sidoqoftë, rruga është e gjatë”, ka thënë Shehi për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?