Shehi: Vendimi i CAS? Jemi sikur kemi një familjar në sallë operacioni

Skënderbeu këtë sezon nuk ka arritur që të jetë në mesin e skuadrave që luftojnë për titullin kampion, por në javët e fundit është rikthyer në formë shumë të mirë. Trajneri Orges Shehi në prag të duelit të radhës ndaj Laçit, deklaroi se kjo është një një ndeshje që duhet të fituar sipas tij.

“Po punojmë për të fituar në Laç dhe kur shkon drejt seancave të fundit ke shumë pak për të bërë. Me këtë motiv kemi punuar gjatë gjithë javës. Janë edhe pak ndeshje. Shpresoj të jemi aty ku e lamë ndeshjen e  fundit me Kastriotin. Me Laçin është një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër e këtij kampionati. Gara bëhet më e fortë nga java në javë, pasi të gjitha skuadrat kanë objektiva. Jemi të sigurt që do jetë një transfertë e vështirë.

CAS? Jemi të interesuar për vendimin, jemi pak në ankth. U them lojtarëve me shaka, jemi sikur kemi një familjar në sallë operacioni. Tani operacioni është kryer por duhet pritur të dalë nga salla”, deklaroi Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?