Shënohet goli i parë “fantazmë” në Spanjë i akorduar me VAR (VIDEO)

Granero ka shënuar golin e parë “fantazmë” në sezonin e ri, sigurisht i ndihmuar edhe nga “VAR”. Mesfushori ekzekutoi një goditje dënimi, teksa topi shkoi në shtyllë dhe më pas hyri brenda kuadratit, por që fillimisht nuk u pa nga arbitrat.

Gjyqtari Del Cerro Grande hezitoi në fillim dhe pas këshillimit me Melero López, i cili ishte në VAR, dha sinjalizimin duke pranuar golin.

Në këtë sezon të ri në Spanjë, kjo ishte hera e parë që përdoret sistemi i referimit video. Deri më tani nuk ishte përdorur në asnjë nga ndeshjet, ndërkohë që kujtojmë se së shpejti do të përdoret edhe në Champions League. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?