Shënoi dopietë, Batha thumbon keq Partizanin: 5-1 Nuk kalohet kollaj
Idriz Batha ishte një nga protagonistë kryesor të Tiranës në derbi kundër Partizanit në fitoren e thellë me rezultatin 5-1. Mesfushori i bardheblube i cili ishte autor i 2 golave me penallti thumboi Partizanin se humbjet e tilla nuk kalohen lehtë.
Deklarata e Idriz Bathës:
Batha shprehet: ” Nuk e mendon njeri kur futet në një ndeshje të tillë, në fushë futesh për fitore. Rezultati nuk përkon me lojën. Partizani bëri lojën e saj. Rezultati 5-1 nuk kalohet kollaj. Unë e kam thënë që në fillim që kam ardhur këtu, nuk është fundi i botës. Kam bërë më të mirën. Tifozët kanë ngelur të kënaqur. Jam larg krahasimit me Figon, sa i përket respektit të kundërshtarit. Më kujtohet rasti i atij xhesti jo të hijshëm. Është një derbi me tension.”
KOHA JONË SONDAZH

