Shënoi dy golat e parë me fanellën e Juves, Ronaldo: Isha në ankth (VIDEO)

Pas dy golave të parë me fanellën e Juventusit, Cristiano Ronaldo ka treguar ndjesitë e para pas emocioneve që ka përjetuar.

Golat e parë me fanellën bardhezi, cilat ishin ndjesitë?

“Jam shumë i lumtur. Sassuolo ka luajtur mirë, por ne ishim shumë agresivë dhe krijuam shumë. Kisha shumë dëshirë që të shënonim, jam i lumtur.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju jeni perfeksionit. Je i nervozuar për faktin që gabuat dy gola?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është futbolli. Fillimisht vjen fitorja dhe të bëjë mirë. Sigurisht ishte një ankth i përgjithshëm pas kalimit nga Reali dhe kishte shumë pritshmëri. Jeta është kështu, po punoj mirë. Shokët më kanë ndihmuar shumë për t’u përshtatur me kampionatin e ri.”

Tani është Championsi shtëpia jote …

“Po, është kompeticioni që dua më shumë. Shpresoj që të kemi fat, pasi jemi në një grup të vështirë. Mezi pres që të nisë.” /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?