Shënoi gol si Brinjoli, Moçka: As e kisha çuar ndërmend!

Teuta mori një barazim të çmuar sot ndaj Partizanit, teksa portieri Shpëtim Moçka u bë protagonist pasi shënoi një gol në sekondat e fundit, duke i dhënë 1 pikët durrsakëve.

“Në fakt, as e kisha çuar ndërmend, por rëndësi ka që shënova dhe i dhashë një pikë skuadrës, në këtë sfidë të rëndësishme. Gol special? Natyrisht që ky i sotmi, pasi herët e tjera kam shënuar me 11-metërsh, ndërsa sot me kokë. Për më tepër, ky i sotmi ishte mjaft i rëndësishëm edhe për rezultatin e skuadrës.

A pati faull në zonë? Jo, absolutisht. Unë kërkova topin me 3-hapësh dhe gjeta shumë mirë kohën, duke e dërguar në rrjetë. Për ne portierët, më e bukur është pritja e penalltisë, pavarësisht se është pikërisht goli që mbahet mend më shumë”, u shpreh Moçka pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?