Shënoi mbrëmë super gol, Memushaj: Më vjen mirë që i dhashë një dorë ekipit!
Ledian Memushaj është shprehur i kënaqur me përmbysjen e Pescarës në suksesin 3-2 ndaj Palermos. Mesfushori i kombëtares sonë ishte protagonistë duke shënuar një super gol nga distanca, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm.
“Pavarësisht golit, nga ku jam i kënaqur sepse ishte i pari sezonal, më vjen mirë që i dhashë një dorë të mirë ekipit në një moment delikat. Tani duhet të shohim përpara, pasi pas 4 ditësh, do të luajmë një tjetër ndeshje të rëndësishme.
Trajneri na ka karikuar, problemi është se po kalonim një moment të veçantë, nuk ishte e thjeshtë për të dalë. Gjithsesi tani jemi të kënaqur. Sa i përket publikut e kam thënë edhe në Lecce, na vjen mirë që u dhuruam kënaqësi. Këtë sezon me ta kemi një raport të veçantë, më të mirë se dy vite më parë, edhe pse vijnë më pak njerëz në stadium”, deklaroi Memushaj. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

