FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shënoi tripletë ndaj Flamurtarit, Rexhinaldo çon në Mozambik topin e ndeshjes

Laçi i është gëzuar tre pikëve në shtëpi me skuadrën e Flamurtarit. Në fund të takimit Rexhinaldo mori topin e ndeshjes, pasi ia doli të gjente tre herë rrugën e rrjetës ndaj skuadrës vlonjate.

“Jam shumë i kënaqur që ndihmova ekipin tim të fitonte tre pikët. Me këtë rezultat, ne jemi në vendin që kualifikon në kompeticionet Evropiane. Kjo foto do të mbetet në jetën time dhe sigurisht në karrierën time. Shënova sot tregolëshin e parë në karrierë, kjo është e vërtetë: shënova sot tre gola! Topi i ndeshjes është i imi dhe do ta marr me vete në Mozambik. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Rexhinaldo në profilin e tij në facebook.

Sulmuesi ka ardhur në Shqipëri një vit më parë, kur luajti për ngjyrat bluzi të Luftëtarit, ndërkohë që këtë sezon ka shënuar deri më tani 11 gola. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?