FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shënon gol çdo dy gjuajtje, Kean është rekordmen në Europë

Moise Kean në pak më shumë se një muaj ka hedhur poshtë çdo parashikim. Nga ai djalosh me talent, i detyruar të ndiqte nga stoli “yjet” e Juventusit, 19-vjeçari sot po thyen rekorde. Goli i shënuar ndaj Milanit e ka shndërruar në sulmuesin me përqindjen më të lartë realizuese (42%) në kampionatet më të rëndësishme europiane. Kean shënon gol thuajse në çdo dy gjuajtje në portë.

Ndaj Milanit preku fushën e blertë në minutën e 66-të dhe iu nevojitën vetëm 18 minuta lojë për të mposhtur Reinën, duke shënuar golin e pestë në 7 ndeshje të Serisë A ku është aktivizuar.

Një tjetër hap përpara në një tjetër statistikë ku mban rekordin: sulmuesi përfaqësueses italianë shënon çdo 42 minuta. Edhe në këtë statistikë nuk ka konkurrentë në Europë (duke marrë në konsideratë lojtarët që kanë shënuar të paktën 2 gola). Nëse merren në konsideratë edhe ndeshjet e Kupës, mesatarja e tij është gol në çdo 53 minuta (6 finalizime në 10 takime).

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk duhen harruar edhe dy golat me fanellën e Italisë, në tri ndeshjet e tij të para kundër Finlandës, Liechtenstein dhe Shteteve të Bashkuara. Në total, Kean numëron 8 gola në 13 ndeshje gjithsej. Jo keq për një lojtar, duke marrë parasysh faktin që sezoni i tij ka nisur vetëm një muaj më parë dhe mund të aktivizohet edhe në 9 deri 12 takime deri në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?