Sherr masiv në Brazil pas një ndeshje, policia shpërdan lojtarët me sprajt (VIDEO)
Në Amerikën e Jugut futbolli është gjithmonë shumë i ndjerë dhe për fat të keq ka edhe episode që kanë të pakni pak me sportin.
Ajo që ndodhi kohët e fundit në kampionatin e shtetit të Goias, ku ishte planifikuar gjysmëfinalja mes Atletico Goianiense dhe Vila Nova, është me të vërtetë e pabesueshme: një rrahje masive që ka çuar në disa të plagosur, arrestime të shumta dhe ndërhyrje policia me sprajt lotsjellës.
Gjithçka ndodhi në fund të sfidës, pasi Atletico Goianiense fitoi dhe një nga lojtarët e tij shkoi për të festuar në një mënyrë provokuese te tifozët kundërshtarë, të cilët e morën shumë keq. Më pas nisën grushtat mes të dyja skuadrat në fushën e lojës, teksa forcat speciale të policisë i shpërndanë me sprajt. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

