Sherr masiv në ndeshjen Santos-Independientes, ndeshja vendoset në tavolinë (VIDEO)

Ndeshja e Kupës së Libertadoreve, mes Santosit dhe Independientes, e mbyllur mes polemikave me kualifikimin e argjentinasve në raundin tjetër. Si në sfidën e parë, ashtu dhe në kthim, surprizat ishin të pashmangshme, e po kështu edhe kaosi.

Ndeshja klasike që rezervonte duelin braziliano-argjentinas u mbyll 3-0 në tavolinë për Independienten, edhe pse në fushë shifrat certifikuan barazimin 0-0. Por, argjentinasit morën fitoren në tavolinë për aktivizimin e parregullt të uruguaianit Sanchez në radhët e Santosit.

Brazilianët apeluan vendimin, që gjithsesi u hodh poshtë, dhe kaosi e përplasjet fizike nuk munguan pas eliminimit të bujshëm të brazilianëve. Ndeshja e kthimit u mbyll 12 minuta para kohës së rregullt, me vendim të arbitrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?