Shifrat e çmendura, këta janë 20 futbollistët më të paguar në planet
Bota e futbollit ka evoluar dhe sot rrogat e futbollistëve kanë arritur shifra marramendëse dhe të pakrahësueshme me të kaluarën.
Së fundmi, “France Football” ka publikuar listën me 20 futbollistët më të paguar në botë.
Ai që udhëheq, është sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi
Edhe pse nuk e ka fituar “Topin e Artë” që nga viti 2015, Lionel Messi fiton më shumë para se Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar këtë çmim në vitin 2016 dhe në vitin 2017.
Argjentinasin e ndjek pikërisht portugezi, ndërsa në vendin e tretë renditet braziliani Neymar me 91 milionë euro të ardhura në vit.
Renditja
1. Lionel Messi – Barcelona (130 milionë euro)
2. Cristiano Ronaldo – Juventus (113 milionë euro)
3. Neymar – Paris Saint-Germain (91.5 milionë euro)
4. Antoine Griezmann – Atletico Madrid (44 milionë euro)
5. Gareth Bale – Real Madrid (40.2 milionë euro)
6. Andres Iniesta – Vissel Kobe (33 milionë euro)
7. Alexis Sanchez – Manchester United (30.7 milionë euro)
8. Philippe Coutinho – Barcelona (30 milionë euro)
9. Ezequile Lavezzi (28.3 milionë euro)
10. Luis Suarez – Barcelona (28 milionë euro)
11. Gerard Pique – Barcelona (27 milionë euro)
12. Toni Kroos – Real Madrid (26.3 milionë euro)
13. Mesut Ozil – Arsenal (25.8 milionë euro)
14. Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain (25 milionë euro)
15. Oscar – Shanghai SIPG (24.3 milionë euro)
16. Sergio Aguero – Manchester City (24.3 milionë euro)
17. Kevin de Bruyne – Manchester City (23.5 milionë euro)
18. Hulk – Shanghai SIPG (23.4 milionë euro)
19. Paul Pogba – Manchester United (23.3 milionë euro)
20. Sergio Ramos – Real Madrid (23 milionë euro)
KOHA JONË SONDAZH

