FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shifrat e frikshme, Barcelona ka paguar 555 milionë euro për Messin në 4 vitet e fundit

Lionel Messi përfundon sërish në faqen e parë, por këtë radhë jo për ndonjë rekord të arritur në fushë e blertë. E përditshmja katalane “El Mundo Deportivo” ka publikuar në detaje shifrat që përfiton argjentinasi nga rinovimi i fundit i kontratës, që ka ndodhur pak më shumë se dy vite më parë.

Nga nëntori 2017 deri 30 qershorin e ardhshëm, sipas pikave të kontratës, Messi mund të përfitojë 555.237.619 euro (pa taksa), pra më shumë se 139 milionë në vit. Një shifër që del pas mbledhjes se pjesës fikse me variablat (në bazë të arritjeve sportive).

Në marrëveshje zbulohet se Messi ka përfituar dy shifra marramendëse në formë bonusi: 115 milionë euro për hedhjen e firmës dhe 80 milionë euro për besnikëri ndaj klubit. Duke ju referuar shifrave që përfiton nga arritjet sportive, “Pleshti” deri tani ka siguruar 511 milionë euro nga kontrata, që përkthehet me 92% të totalit të mundshëm, pavarësisht se në tri edicionet e fundit të Championsit Barcelona nuk e ka prekur finalen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?