Shikoni super aksionin kur Broja driblon gjysmën e ekipit të United (VIDEO)

Armando Broja nuk mundi që të linte gjurmë me gol në duelin ndaj Manchester United, një duel që përfundoi në barazim 1-1. Gjithsesi sulmuesi shqiptar tregoi klasin e tij.

Që në minutën e dytë, talenti kuqezi kombinoi me Che Adams dhe u nis nga mesi i fushës, duke lënë në vend një kampion bote si Raphael Varane, por pasi hyri në zonë, kërkoi pasimin për Al Younoussin, por ky i fundit nuk e ndoqi aksionin.

Broja kujtojmë se në mesjavë shënoi në fitoren 3-2 ndaj Tottenhamit, ndërkohë që vlerësimet për të kanë qenë të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?